Ish-ministri i AAK-së reagon për veprimin e shkollës në Gjakovë

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 10:54
Ish-ministri i AAK-së reagon për veprimin e shkollës në Gjakovë

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar për vendosjen e shenjës që ndalon shaminë në shkollën e mesme teknike në Gjakovë, çështje kjo që ka nxitur debate të mëdha.

Me anë të një postimi në Twitter, Selimi ka thënë se besimi dhe e drejta e besimit janë të drejta të njeriut, dhe si të tilla, çdo ndalim i tyre me shenja është shkelje.

Sipas tij, çdo personi duhet t’i lejohet e drejta në besim.

“Shamia dhe e drejta e besimit jane te drejta te njeriut. Cdo ndalim i tyre vecanerisht me shenja eksplicite nga institucionet ku hyjne edhe shkollat jane shkelje e te drejtave te njeriut. Cdo person ka te drejte ne besim. Te drejtat e njeriut nuk jane zgjedh e merr, cka te pelqen”, ka thënë Selimi me anë të një postimi në Twitter.

(Kosova Sot Online)