“Qetash e inkurajoj”, Bekë Berisha e Enver Dugolli përplasen në Komisionin ku po raporton Mehmeti

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 11:47
“Qetash e inkurajoj”, Bekë Berisha e Enver Dugolli përplasen në Komisionin ku po raporton Mehmeti

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha dhe deputeti i VV-së, Enver Dugolli janë përplasur në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës.

Kjo lidhur me pyetjet që Berisha ia ka bërë drejtorit të policisë, Samedin Mehmetit.

Dugolli tha se Berisha tërë kohën e ka gozhduar Mehmetin dhe se nuk e ka inkurajuar që ta luftojë krimin.

“Tërë kohën e gozhduat drejtorin se po shpiknin krim, po bëni, po luftoni. Ju duhet me inkuraju policët e drejtorin për me luftu krimin”, tha Dugolli.

“Qetash e inkurajoj”, iu kundërpërgjigj Berisha. 

(Kosova Sot Online)