Imami kosovar: Drejtoresha e shkollës s’ka bërë gabim, ndalesa është në Udhëzimin administrativ

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 14:37
Imami kosovar: Drejtoresha e shkollës s’ka bërë gabim, ndalesa është në Udhëzimin administrativ

Imami kosovar: Drejtoresha e shkollës s’ka bërë gabim, ndalesa është në Udhëzimin administrativ.

Imami kosovar, Muhamet Dërmaku, i ka dalë në mbrojtje Drejtoreshës së Shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, pas reagimeve të shumta rreth shenjës që ndalon bartjen e shamisë, që ishte vendosur në derën e shkollës.

Sipas Dërmakut, drejtoresha s’ka bërë “asnjë gabim shtesë”.

Thotë se ajo vetëm i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës, që parashihen me Udhëzimin administrativ të MASHT.

“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit, që nga koha e, e, e, e…, i modifikuar disa herë nëpër vite, por i pandryshuar nga askush në atë pjesën e gjërave të ndaluara në shkollë, madje i miratuar edhe nga Avokati i “Popullit” dhe nga Gjykata.

Përnjëmend po pyes, a tash e keni kuptuar se sa keq dhe në çfarë mënyre është krahasuar mbulesa e vajzave muslimane në shkolla në Arsimin Parauniversitar në atë udhëzim a?!”, ka shkruar Dërmaku.

(Kosova Sot Online)