Shenja për ndalimin e shamisë, kanoset përmes Facebook-ut drejtoresha e shkollës

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 09:48
Shenja për ndalimin e shamisë, kanoset përmes Facebook-ut drejtoresha e shkollës

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook, pas vënies së shenjës që ndalon bartjen e shamisë në shkollën që ajo drejton.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Rasti është duke u hetuar.

“Kanosje-Rr. Skënderbeu, Gjakovë 01.04.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare drejtoresh e shkollës së mesme, ka informuar se përmes rrjetit social facebook është kanosur nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)