Si u përballën kosovarët me çmim të lartë të bukës pas përfundimit të luftës?

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 11:08
Si u përballën kosovarët me çmim të lartë të bukës pas përfundimit të luftës?

Mielli ishte vjedhur edhe nga serbët duke rritur edhe më shumë këtë problem, e një vendi i cili sapo kishte dalur nga lufta shkatërruese, furrtarët bukën e shisnin me 50 feningë ose 6 dinarë.

Rilindja e vitit 1999-të shfaqte numër të pa fund të problemeve në atë vit.

E një problem me te cilin po ballafaqohemi tani, kosovarët e kishin edhe asokohe, raporton T7.

Çmimi marramendës i bukës ishte nga shqetësimet kryesore të atij viti sfidues.

Kështu raportohej në një nga numrat.

Mielli ishte vjedhur edhe nga vet serbët duke thelluar edhe më shumë këtë problem.

Por, kur trupat serbe u larguan nga Kosova pas bombardimeve të NATO-SË mungesa e madhe e miellit bëri që të rritet edhe çmimi i bukës.

Kështu aty kërkohej edhe një ndërhyje institucionale.

Edhe në atë periudhe, qytetaret kundërshtonin rritjen e çmimit duke vlerësuar se edhe furrtarët po përfitojnë në krah të tyre.

(Kosova Sot Online)