Hulumtimi për Putinin: Vizitat e specialistëve të kancerit dhe zhdukjet nga syri i publikut

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 13:00
Hulumtimi për Putinin: Vizitat e specialistëve të kancerit dhe zhdukjet nga syri i publikut

Një raport i zgjeruar është publikuar të premten nga faqja hulumtuese ruse, “Project Media” i cili fokusohet në të dhëna rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin, të cilat janë mbajtur sekret nga Kremlini.

Raporti flet në veçanti rreth zhdukjeve të herëpashershme të Putinit nga syri i publikut që kur e ka marrë pushtetin në dorë, raporton Sky News.

Raporti mbulon problemet e tij të kahershme të shpinës – të cilat kanë qenë të lidhura me rënien nga kali që ai kishte pësuar, dhe për të cilin thuhet se i është nënshtruar një operacioni.

Ai detajon të dhënat zyrtare që thotë se tregojnë se presidenti ka qenë gjithnjë e më shumë i rrethuar nga një numër i madh mjekësh, duke treguar po ashtu se ai ishte shoqëruar në rezidencën e tij në Soçi deri në 13 persona në periudha të caktuara, duke përfshirë fundin e vitit 2019.

Me atë rast thuhet se është vizituar po ashtu nga një ekip neurokirurgësh.

Raporti detajon disa nga specialistët mjekësorë individualë të cilët janë dokumentuar se kanë kaluar kohë në rezidencën e presidentit.

Aty përfshihet edhe mjeku Yevgeny Selivanov, i cili ishte dërguar për të qëndruar me Putinin 35 herë, brenda një totali prej 166 ditësh. Selivanov është onkolog, i specializuar për kancerin e tiroides.

Derisa kjo është forma më e trajtuar e kancerit, kjo është një sëmundje që raporti thekson se Putini ka treguar interes publik për të shpeshherë.

Raporti vazhdon duke treguar periudhën e tij të zgjatur të izolimit në shtator, e cila dukej se shkaktoi konfuzion midis ndihmësve të tij.

Që nga ajo kohë, Putini ka zhvilluar shumë takime me liderë botërorë dhe zyrtarë të tij në anën tjetër të një tavoline shumë të gjatë, ose me lidhje video.

(Kosova Sot Online)