Zyrtarja ukrainase: Myslimanët ukrainas po detyrohen ta festojnë Ramazanin me armë në duar

  • G.G /
  • 02 April 2022 - 13:12
Zyrtarja ukrainase: Myslimanët ukrainas po detyrohen ta festojnë Ramazanin me armë në duar

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka uruar myslimanët në mbarë botën për muajin e shenjtë të Ramazanit, por thotë se myslimanët në Ukrainë këtë vit po e përjetojnë këtë muaj me armë në duar.

Ajo tha se Islami përçon paqe dhe drejtësi, për të cilat, siç tha ajo, ukrainasit po luftojnë.

“Urime myslimanëve të Ukrainës dhe botës fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Islami përçon paqen dhe drejtësinë. Vendi im mbron edhe të parën edhe të dytën. Sot, myslimanët ukrainas janë të detyruar të festojnë Ramazanin me armë në dorë kundër pushtuesve rusë”.

Dzheppar tha se lutjet në këtë muaj i kanë për fitore, derisa shton se besojnë në të.

(Kosova Sot Online)