Një çift policësh në Ukrainë martohen në uniformë para një statuje të mbuluar

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 14:58
Një çift policësh në Ukrainë martohen në uniformë para një statuje të mbuluar

Një çift policësh vendosen që të gjejnë kohë edhe për një ceremoni simbolike për kurorëzim të dashurisë së tyre.

Me uniformë policie, një tufë lulesh, me dy miq ushtarë ata bënë betimin para një statuje të mbuluar, së cilës iu vendosen thasë rëre për ta mbrojtur nga sulmet ruse.

Për këtë ka shkruar në Twitter, gazetarja e famshme e CNN, Christiane Amanpour.

“Edhe në kohë të luftës, ky polic dhe kjo police  gjetën kohë për t’u martuar para një statuje plotësisht të mbuluar të Princeshës Olga”.

(Kosova Sot Online)