Haradinaj ende beson se mund ta kthejë Çakorrin

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 17:49
Haradinaj ende beson se mund ta kthejë Çakorrin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes së dy presidentëve lidhur me kufirin me Malin e Zi, ka theksuar se nëse nuk ka vullnet politik të bëhet korrigjimi në Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit, atëherë Kosovës i mbetet Gjyqi i Arbitrazhit.

Haradinaj ka theksuar po ashtu se duhet patur kujdes në përgatitjen e materialeve qoftë për korrigjim qoftë për arbitrazh, që Kosova të shenjojë kufirin aty ku është e drejta e saj.

Ai ka kërkuar që asnjëri nga shtetet nuk duhet të provokohet nga faktorët që kërkojnë të destabilizojnë rajonin, por që kjo çështje të zgjidhet ashtu si i ka hije dy fqinjëve.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë një takimi që pati me përfaqësuesit e Rugovës dhe Podgurit, edhe edhe ka lexuar nenin 3 të Ligjit për Demarkacionin të votuar nga Kuvendi gjatë kohës sa ai ishte kryeministër i vendit.

Haradinaj ka thënë se përkundër ngjarjeve historike në periudha të ndryshme, Kosova dhe Mali i Zi sot janë aleatë që bashkohen nën Aleancën Veriatlantike NATO, ku Mali i Zi është anëtar e Kosova aspiron antarësimin.


(Kosova Sot Online)