Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 08:01
Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 4 prill 2022:

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skënderaj me Kompaninë R&R. (Qendra e Kompetencës në Skënderaj, ora 10:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Organizatës Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT ku do të bisedohet për parimet për ballafaqimin me të kaluarën në kontekstin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00) 

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)  

– Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, përfaqësues nga komanda e FSK-së, përfaqësues të organizatave tjera të deminimit në Kosovë si dhe një ekip i EOD-së nga KFOR-i marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësimin ndaj Minave. (Parku i Lirisë në Ferizaj, ora 11:30)

– Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 41-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, mbahet Akademi nderimi e mirënjohjeje për veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

(Kosova Sot Online)