Prishtinë: Hajni u hodhi sprej dy personave në lokal më pas vodhi 800 euro

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 10:29
Prishtinë: Hajni u hodhi sprej dy personave në lokal më pas vodhi 800 euro

Policia njofton për një rast të grabitjes në Prishtinë.

Një i panjohur u ka hedhur sprej dy personave në një lokal më pas ka vjedhur 800 euro nga arka e lokalit.

Rasti është duke u hetur, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Prishtinë, 02.04.2022-23:05. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë kanë informuar se një i dyshuar i pa njohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)