Gruaja rrah burrin në Gjilan, prokurori e dërgon në mbajtje

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 10:36
Gruaja rrah burrin në Gjilan, prokurori e dërgon në mbajtje

Policia njofton për një rast të dhunës në një familje në Gjilan. Një grua ka rrahur burrin e saj pas një mosmarrëveshje mes vete.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjilan, 03.04.2022-08:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin-viktimën mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)