Komuna e Prishtinës me aksion për lirimin e hapësirave publike

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 11:38
Komuna e Prishtinës me aksion për lirimin e hapësirave publike

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë sot një veprim për lirimin e hapësirave publike.

Në një postim në rrjetin social Twitter nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shkruar se ky është prioriteti i qeverisjes së tyre.

“Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, shkruan ai.

Në fotografitë e publikuara shihet se nga oborri i kampusit universitar po largohet një orë e vendosur nga disa kompani private.

Një e tillë është hequr edhe në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)