Të enjten seancë e re e Kuvendit, për politikën e jashtme diskutohet javën e ardhshme

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 13:11
Të enjten seancë e re e Kuvendit, për politikën e jashtme diskutohet javën e ardhshme

Kuvendi i Kosovës të enjten mban seancën e radhës ku do të shqyrtohen disa pika.

Një seancë lidhur me politikën e jashtme, e thirrur nga PDK-ja, është caktuar të mbahet më 12 prill.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së përmendi disa pika të rendit të ditës.

Pika e parë e seancës së 7 prillit do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokuorial të Kosovës.

(Kosova Sot Online)