Për korrigjimin e listave të fryra të veteranëve të luftës të formohet komision i ri me pikënisje nga pozita zero

Për korrigjimin e listave të fryra të veteranëve të luftës  të formohet komision i ri me pikënisje nga pozita zero
Për korrigjimin e listave të fryra të veteranëve të luftës  të formohet komision i ri me pikënisje nga pozita zero

Hasan Preteni

  • 04 April 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Paralajmërimi Kryeministrit duhet të jetësohet me veprime konkrete. Në këtë drejtim kishte qenë mirë që: Të formohet komision i veçantë me njerëz kredibil,me integritet dhe të dëshmuar ndër vite. Komisioni duhet të jetë në nivel shteti dhe ti trajtoj të gjitha listat. Detyrat e komisionit duhet të jenë: 1. Ti rishikoj aplikacionet të cilat duhet paraprakisht të fshihen emrat dhe të kenë vetëm shifra ( të largohet subjektivizmi),2. Ti vërtetojnë të dhënat në aplikacion me të dhënat tjera nga arkiva, 3. Të vendosin kritere për të gjithë njësoj, 4. Të punohet pa "transparencë" derisa të përfundohet procesi, 5. Pas përfundimit të procesit të publikohen listat dhe nuk duhet të ketë ankesa.

-Rasti i " veteranëve"duhet të trajtohet me seriozitet dhe me kompetencë. Lista e stërzgjatur e veteranëve nuk i bënë nder askujt, përkundrazi. Gabimi trashanik është bërë me rastin e fillimit të ri aplikimit për veteran,askund nuk ndodhë që qytetarët të aplikojnë për të ju pranuar statusi. Lista e veteranëve ka qenë dhe është në duart e ish komandantëve dhe në arkivin e organizatave të dala nga lufta. Pastaj i gjithë procesi u politizua skajshmërisht. Është për të përshëndetur ideja që tani të vihet rregull në këtë drejtim por në të njëjtën kohë është për të ardhur keq se si janë duke e pritur këtë paralajmërim disa nga përgjegjësit kryesor të rritjes së kësaj liste. Cili është dëmi nga fryrja e listave? Poshtërimi i veteranëve të vërtetë,dëmtimi buxhetit,njollosja e luftës, devijimi-kajta e madhe e ish komandantëve, lidhja e strukturës komanduese me biznese, klientelizmi politik, shkëmbimi i votës me statusin e veteranit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare të ish komandantëve të konvertuar në politikë si dhe humbja e kredibilitetit institucional të vendit karshi mekanizmave ndërkombëtar.

Paralajmërimi Kryeministrit duhet të jetësohet me veprime konkrete. Në këtë drejtim kishte qenë mirë që: Të formohet komision i veçantë me njerëz kredibil,me integritet dhe të dëshmuar ndër vite. Komisioni duhet të jetë në nivel shteti dhe ti trajtoj të gjitha listat. Detyrat e komisionit duhet të jenë: 1. Ti rishikoj aplikacionet të cilat duhet paraprakisht të fshihen emrat dhe të kenë vetëm shifra ( të largohet subjektivizmi),2. Ti vërtetojnë të dhënat në aplikacion me të dhënat tjera nga arkiva, 3. Të vendosin kritere për të gjithë njësoj, 4. Të punohet pa "transparencë" derisa të përfundohet procesi, 5. Pas përfundimit të procesit të publikohen listat dhe nuk duhet të ketë ankesa. Emrat e komisionit nuk duhet të bëhen publik derisa të kryhet procesi dhe për të njëjtit duhet të krijohen kushte të mira për punë të pavarur dhe profesionale. Qeveria në ndërkohë duhet të përgatis amandamentimin e legjislacionit i cili kishte me përcaktuar statusin e personave-kategorive të dala nga lufta si dhe ligjin për organizatat e dala nga lufta. Këto organizata në shumicën e rasteve janë politizuar e zaptuar nga individ të caktuar të cilët i kanë "siguruar" mandatet e përhershme dhe veprimtaria e tyre financiare nuk është audituar asnjëherë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".