I ra tulla mbi kokë, humb jetën 66-vjeçari

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 13:58
I ra tulla mbi kokë, humb jetën 66-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ksamil ku një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Celi ishte duke punuar te ish-furra e bukës në Ksamil kur i ka rënë një tullë mbi kokë.

Për pasojë ai mbeti i plagosur por ndërroi jetë rrugës në spital.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

(Kosova Sot Online)