Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë

  • E.K /
  • 04 April 2022 - 14:43
Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.

SHSKUK thotë se bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë.

“Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë.

Te 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike.

Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, ndërkaq, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona, ndërkohë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)