U përplasën me makinën e një tjetër shqiptari të dehur, kush ishin dy vëllezërit që humbën jetën në Itali

  • E. /
  • 04 April 2022 - 14:49
U përplasën me makinën e një tjetër shqiptari të dehur, kush ishin dy vëllezërit që humbën jetën në Itali

Mediat në Itali kanë publikuar detaje nga aksidenti në Chessa që u mori jetën dy vëllezërve shqiptarë Aklen 38 vjeç dhe Mersin Myftarago, 44 vjeç. Ngjarja ndodhi më 2 prill, rreth orës 06.30.

Prej vitesh dy vëllezërit jetonin në shtetin fqinj. Mersini la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët. Ndërsa Alkeni ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa në maj priste të vinte në jetë i treti.

Siç raportojnë mediat në vend, ata punonin në bujqësi dhe ishin rrugës për në punë kur gjetën vdekjen pasi u përplasën me një tjetër automjet që drejtohej nga një shqiptar. 28-vjeçari, që nga aksidenti pati vetëm lëndime të lehta, rezultoi se ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Pas përplasjes, një nga dy vëllezërit ndërroi jetë në vend, kurse tjetri ishte gjallë kur mbërriti ambulanca por ndërroi jetë pak çaste më vonë. Trupat e tyre, të zënë mes pjesëve metalike, u nxorën nga zjarrfikësit.

Aksidenti ndodhi në Chessa, në komunën Scansano, përgjatë një rruge të drejtë e cila më pas u mbyll për qarkullim për 4 orë. 

(Kosova Sot Online)