Prekëse: Nënat shkruajnë kontakte familjare në trupat e fëmijëve në rast se ato vriten e fëmija mbijeton

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 08:33
Prekëse: Nënat shkruajnë kontakte familjare në trupat e fëmijëve në rast se ato vriten e fëmija mbijeton

Nënat ukrainase kanë filluar të shkruajnë detaje familjare në trupat e fëmijëve të tyre derisa lufta në vendin e tyre po vazhdon.

Pamjet e fëmijëve me shkrime në trupat e tyre tashmë janë shpërndarë në mediat sociale.

“Nënat ukrainase po shkruajnë kontaktet e tyre familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ata vriten dhe fëmija mbijeton”, shkroi gazetarja e Kievit, Anastasiia Lapatina.

Lapatina ka shkruar se pavarësisht tmerreve të luftës me të cilat përballen miliona qytetarë ukrainas, “Evropa ende po diskuton gazin”.

(Kosova Sot Online)