Hajni hyn gjatë iftarit në objektin banesor në Fushë Kosovë, vjedh pothuajse te secila familje

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 09:25
Hajni hyn gjatë iftarit në objektin banesor në Fushë Kosovë, vjedh pothuajse te secila familje

Banorët e një lagjeje në Fushë Kosovë kanë njoftuar se një person i panjohur ka hyrë mbrëmë gjatë kohës së iftarit në një objekt banesor, ku nga aty ka vjedhë patika dhe këpucë pothuajse në secilën banesë.

Sipas banorëve rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, teksa banorët posedojnë pamjet e kamerave të momentit kur hajni hyn në objektin banesor duarthatë dhe del me dy qese te mbushura me gjësende, kryesisht patika.

Sipas banorëve, vetëm në një banesë janë vjedhur pesë palë patika.

(Kosova Sot Online)