Punëtori bie nga lartësia në Prizren

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 10:35
Punëtori bie nga lartësia në Prizren

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dje ka rënë nga lartësia teksa po punonte.

Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Prizren, 04.04.2022 – 10:50. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, pasi që i njëjti dyshohet  se derisa ishte duke punuar  në pronën  e të dyshuarit mashkull kosovar, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas tyre gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)