Pamje dramatike: Bombardime pranë ekipit të CNN në Ukrainë

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 11:06
Pamje dramatike: Bombardime pranë ekipit të CNN në Ukrainë

Një ekip i CNN ishte duke filmuar një reportazh pranë Mykolaivit, pranë qytetit të Aleksandrovka, kur granatat filluan të binin vetëm 150 metra larg tyre. Automjeti i tyre u shkatërrua, njoftuan ata, dhe ata arritën të shpëtojnë.

Korrespondenti i lartë ndërkombëtar i CNN, Ben Wedeman, producenti Kareem Khadder, fotoreporteri John Torigoe, përkthyesja Valeriia Dubrovska dhe ekipi i tyre ndaluan në një kryqëzim për të biseduar me disa ushtarë ukrainas.

Ndërkohë që po filmonin, filluan të binin granata. Ata ranë në tokë ndërsa granatimet vazhduan.

“Ramë përtokë dhe më pas vrapuam drejt makinave. U hodhëm në Mitsubishi Pajero, por u shkatërrua. Makina nuk donte të ndizej.. Të gjithë xhamat u thyen”, thanë ata.

Ekipi vrapoi drejt automjetit tjetër të tyre, i cili gjithashtu u dëmtua nga copëzat. Ata arritën të futeshin dhe të largoheshin me makinë.

Askush në ekip nuk u lëndua.

(Kosova Sot Online)