Ambasadori i Palestinës: Takimi me ministren Gërvalla nuk do të thotë asgjë, nuk kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 12:33
Ambasadori i Palestinës: Takimi me ministren Gërvalla nuk do të thotë asgjë, nuk kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, tha për portalin Kosovo Online qëndrimi i Palestinës për Kosovën nuk ka ndruyshuar fakti që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u takua së fundi me ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad Malki. nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.

“Fakti që ministri u takua në margjina të një takimi në një qytet turk nuk do të thotë asgjë për ne dhe nuk do të thotë se qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën ka ndryshuar”, tha Nabhan.

Ai shtoi se Palestina, kur bëhet fjalë për Kosovën, udhëhiqet nga dy parime: respektimi i Rezolutës 1244 të OKB-së dhe avokimi për negociata ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Së dyti, çështja e hapjes së të ashtuquajturës ambasadë të Kosovës. Kjo zonjë nuk e di mjaftueshëm se çfarë do të thotë Jerusalemi për Palestinën dhe arabët. Ajo duhet të dijë pozicionin e Palestinës dhe myslimanëve dhe të krishterëve palestinezë dhe vetëm atëherë mund të thotë diçka për këtë çështje”, tha Nabhan.

Ai më tutje theksoi se çështja e Jerusalemit për Palestinën është një vijë e kuqe që askush nuk mund ta kalojë.

(Kosova Sot Online)