Presidentja Osmani takon sot kryetarin e Gjilanit Alban Hysenin

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 08:20
Presidentja Osmani takon sot kryetarin e Gjilanit Alban Hysenin

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu do ta filloj ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, ajo sot do të zhvillojë vizitë me kryetarin e Gjilanit Alban Hysenin.

Ngjarjet e datës 6 prill 2022:

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport organizon dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Hotel International Prishtina, ora 9:30)

– Mbahet takimi i 212-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

– Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisëë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Peer Educators Netëork organizon kampanjën e radhës #ReusetoReduce e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së reciklimit të tekstilit dhe ripërdorimit të rrobave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00) 

– Banka Qendrore raporton para Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon në konferencë për shtyp, ku do dorëzojë prova të reja në Këshill të Etikës për plagjiaturën e Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

– Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale organizojnë ceremoninë e lansimit të projektit “Çmimi Evropian për Ekselencë në Qeverisje në Kosovë”. (Hotel Sëiss Diamond, ora 11:00)

– Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor. (Selia e FFK-së, ora 11:00)

– Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë. (Tregu i rrushit në Rahovec, ora 13:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu do ta filloj ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me ç`rast do të qëndrojë në Gjilan ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 13:45)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu do të marrë pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it. (Gjilan, ora 14:25).

(Kosova Sot Online)