Avni Zogiani mbron punësimet në KEK

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 09:54
Avni Zogiani mbron punësimet në KEK

Ish-këshilltari i Agim Bahtirit, Avni Zogiani, e quan fushatë raportimin për punësimin masiv të militantëve të Vetëvendosjes në Korporatën Energjetike e Kosovës (KEK), për çka Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime.

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani, mundohet ta shpjegojë situatën me punësimet duke pretenduar se të punësuarit kanë vetëm fotografi me figurat e njohura të Vetëvendosjes, por jo ndonjë lidhje të afërt.

Në reagimin e tij të bërë, Zogiani sulmon edhe mediat për raportimet për punësimet e fundit në KEK.

Postimi i tij i plotë:

Mbi punesimet ne KEK!

Fort djallezore eshte kjo zhurma mediale e opozitare per punesimet ne KEK… e bera nje kerkim te emrave qe tashme jane publik!

Disi me pertu njeriu me shkrujte per me tregu sa e pabazume ne realitet eshte si fushate..!

Ne te vertete nese ka diçka te çuditshme, eshte se si u mundesua qe nga 128 punesime nuk qelloi te punesohet nje aktivist ose nje njeri qe ka lidhje me VV –  lidhje, jo foto ne FB!

Veç nje shembull sa per ilustrim, konsiderohet VV nje person qe derisa ka fituar VV ka qene pjese ne struktura te nje subiekti tjeter politik ne Obiliq, e kur VV ka ardhur ne pushtet ka filluar te postoje foto ne FB.

A kane gabime strukturat udheheqese te korporates?!

Po! Duhej shume me shume vemendje rreth Komisionit te punesimeve, te cilet poashtu nuk kane ndonje lidhje me VV edhe perkunder faktit se nga media dhe opozita po provohet te shiten si funksionare te rendesishem te subjektit.

Ne krejt kete eshte brengosese fuqia propaganduese e medias dhe vullneti i opozites per te rene ne gracka te ketilla pa bere perpjekjen me te vogel per t’i verifikuar raportimet e portaleve diabolike!

(Kosova Sot Online)