E la biznesin e shkoi për të luftuar në Ukrainë, kush është vullnetari amerikan

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 11:07
E la biznesin e shkoi për të luftuar në Ukrainë, kush është vullnetari amerikan

Veterani amerikan James Vasquez aktualisht po lufton në Ukrainë dhe poston rregullisht rrjetet e tij sociale përmbajtje të reja nga fusha e betejës. Në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, Vasquez njoftoi se do ta linte biznesin e tij familjar dhe do të shpërngulej në Ukrainë.

“Është në gjakun e tij – kjo është ajo që i pëlqen ta bëjë. Ai bëri të njëjtën gjë më 11 shtator”, tha gruaja e tij. 

Vasquez ishte rreshter në ushtrinë amerikane.

“Unë jam një veteran amerikan. Vendosa të shkoj në Ukrainë dhe të luftoj me ushtrinë ukrainase. Unë do t’i dokumentoj përvojat e mia në Twitter dhe kjo është arsyeja pse hyra në Twitter,” shkroi Vasquez. 

Ai postoi një artikull të rremë në Twitter një javë më parë ku thuhej se se ai kishte vdekur dhe komentoi: “Më vranë përsëri”.

Vasquez tashmë ka mbledhur afro 243 mijë ndjekës në Twitter dhe sipas tij, shumë media duan ta intervistojnë. Kujtojmë, muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje luftëtarëve të huaj që të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tyre të rrethuar nga agresioni rus.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë interesuar të luftojnë për Ukrainën. Megjithatë, zyrtarët amerikanë po dekurajojnë qytetarët amerikanë që të udhëtojnë në Ukrainë për të luftuar.

Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas Yevhen Yenin tha se shtetasit e huaj që dalin vullnetarë për të luftuar për Ukrainën do ta kenë të drejtën e nënshtetësisë ukrainase, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ukrainase Ukrinform.

(Kosova Sot Online)