Pas shtrenjtimit të mishit të derrit, në këtë shtet po hanë mish krokodili

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 15:24
Pas shtrenjtimit të mishit të derrit, në këtë shtet po hanë mish krokodili

Vendet aziatike janë gjithmonë skenë e menyve të veçanta dhe gatimeve ekzotike. Së fundmi, në Tajlandë është shtuar popullariteti i mishit të krokodilit.

Wichai Roongtaweechai, i cili ka një fermë krokodilësh, thotë për “The Guardian” se shitjet e mishit të krokodilit janë rritur me 70% që prej fillimit të vitit. Mishi i grabitqarit, i cili konsiderohet si një “delikatesë” në Tajlandë, shitet i skuqur, ose në skarë dhe njerëzit çmenden pas ushqimit të ri.

Roongtaweechai thotë se familja e tij është marrë me mbarështimin e krokodilëve për lëkurën e tyre dhe për shitjen e të vegjëlve. Por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës dhe mishi i krokodilit po bëhet gjithnjë e më shumë popullor, duke ndryshuar edhe modelin e biznesit të tij.

Pavarësisht se çmimi është rritur për shkak të rritjes së kërkesës, sërish, mishi i krokodilit shitet më lirë sesa ai i derrit./A2CNN

(Kosova Sot Online)