A paguhet për këtë? Këshilltarja shpërthen në lëvdata për Presidenten

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 15:35
A paguhet për këtë? Këshilltarja shpërthen në lëvdata për Presidenten

Këshilltarja politike e presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari, i ka thurur lavde shefes së saj përmes disa pikave që i ka renditur në një status Facebook-u.

Ajo tha se presidentja Osmani është e guximshme për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për ta ndalë korrupsionin, derisa e lavdëroi edhe për mënyrën “efektive” të shpenzimeve .

“GUXIMI për t’i vënë pikë të keqes e për ta stopuar korrupsionin, keqpërdorimin e pazaret me territorin e Kosovës; MBROJTJA E INTERESIT të qytetarëve me vepra e jo me fjalë boshe;  FAKTET para lajmeve të rrejshme me tendenca manipuluese e destabilizuese;  SHPENZIMI efektiv, efikas e transparent. Kjo është Presidentja Osmani”, ka shkruar Miftari.

Por, ajo pati disa kritika për ata që përdorin gjuhë seksiste në drejtim të presidentes Osmani dhe për komentet e tilla ajo tha se po bëhen me qëllimin për të reduktuar fuqinë e saj.

“…dhe dy fjalë për seksizimin që gufon në çdo pore të disave që fshihen pas maskës kinse progresive: kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri, burri politikan, në veçanti?! Është për keqardhje qasja seksiste në shoqërinë tonë dhe fakti që e njëjta amplifikohet tutje nga disa gra në politikë. Për fund, nëse dikush ka pikëpamje për qëndrimet politike të Presidentes, jemi me fat që jetojmë në një demokraci të hapur ku këto mendime mund të shprehen publikisht. Por përpjekja për të reduktuar fuqinë e Presidentes në pamjen e saj është trishtuese dhe indikator i infantilitetit në politikën ditore në vend”.

(Kosova Sot Online)