Vetëm 194 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19 brenda një dite

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 15:40
Vetëm 194 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19 brenda një dite

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar statistikat e fundit për sa i përket vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë.

Sipas MSh-së, numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 që janë dhënë në 24 orët e fundit është 194.

820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

06 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës.

 Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër        COVID-19.

 Nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.

 Në total numri i rasteve aktive është 538.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

(Kosova Sot Online)