Krejt çka u konfiskua dje në Prevallë, u kap sasi e madhe municioni

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 08:50
Krejt çka u konfiskua dje në Prevallë, u kap sasi e madhe municioni

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e medias për konfiskimin e një sasie të madhe municioni dje në Prevallë.

Policia njofton se janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

IMPORTI, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE 

Prevallë, Prizren, 06.04.2022 – 17:00. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pamje të konfiskimit të armëve mund t’i shihni në linkun më poshtë.

(Kosova Sot Online)