Shkronja “Z” në Mitrovicën e Veriut zhduket me intervenim të policisë

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 09:05
Shkronja “Z” në Mitrovicën e Veriut zhduket me intervenim të policisë

Shkronja “Z” e cila simbolizon mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë ishte vizatuar në muret e disa ndërtesave në Mitrovicë të Veriut. Me këtë simbol ishte parë edhe në një veturë në sheshin e Mitrovicës Veriore, kur serbët ishin grumbulluar për ta festuar fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet serbe. Media mëson se Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe është shlyer simboli “Z” nga ndërtesat ku ishte vizatuar.

Burime të medias brenda policisë thanë se PK ka filluar procedurë hetimore dhe ka kërkuar që ky simbol të shlyhet.

“Policia ka fillu procedurë hetimore dhe janë shlyer”, thanë burimet e Expressit brenda PK-së.

Gjithashtu mësohet se prokurori i çështjes vizatimin e simbolit “Z” nuk e ka cilësuar si vepër penale.

(Kosova Sot Online)