Ky është personi i arrestuar që fshihej në Gjilan, kërkohej edhe nga Interpoli

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 09:50
Ky është personi i arrestuar që fshihej në Gjilan, kërkohej edhe nga Interpoli

Avni Ajrulli , 49-vjeçar shtetas maqedon është personi që u arrestua dje në Gjilan, ndaj të cilit ishte lëshuar edhe urdhërarrest nga Interpoli, bëjnë me dije burime të besueshme të medias brenda Prokurorisë.

Sipas këtyre burimeve, i njëjti po kërkohej nën dyshimet për kryerjen e veprës penale vrasje.

Policia ka njoftuar dje se pas arrestimit të Avni Ajrullit është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm i tij në qytetin e Gjilanit dhe me pas ishte sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan.

Me vendim të prokurorit, 49-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij do të mbahet sot në orën 10:00 në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Kështu ka konfirmuar për Express zëdhënsi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Mund të konfirmoj që seanca e paraburgimit mbahet në ora 10:00”, tha Shkodra.

(Kosova Sot Online)