Braziliani i martuar me nëntë gra shprehet i pikëlluar pasi njëra prej tyre po ia kërkon ndarjen

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 10:58
Braziliani i martuar me nëntë gra shprehet i pikëlluar pasi njëra prej tyre po ia kërkon ndarjen

Një burrë i martuar me nëntë gra ka deklaruar se është ‘i pikëlluar dhe i befasuar’ pasi njëra prej tyre dëshiron të ndahet duke thënë se po ‘i mungon monogamia’.

Sipas medieve të huaja, modeli, Arthur O Urso, ishte veçse i martuar me gruan e parë Luana Kazaki kur u bë temë pasi shkëmbeu betimet me tetë gra të tjera në një ceremoni vitin e kaluar, që e përshkroi si një “protestë kundër monogamisë”.

Shërbimi, që u mbajt në Sao Paulo, Brazil, nuk ishte diçka e ligjshme, pasi poligamia është e paligjshme në vend.

Megjithatë, tani një nga gratë, e identifikuar vetëm si Agatha, dëshiron të largohet nga ky bashkim, pasi e dëshiron modelin ‘vetëm për vete’.

Arthur shpreson në të ardhmen që të martohet me dy gra të tjera duke rritur numrin e grave të tij në 10.

(Kosova Sot Online)