Kurti në Greqi takon Xhaferoviqin: Duhet të jemi syhapur ndaj lidhjeve ruse me Serbinë

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 11:43
Kurti në Greqi takon Xhaferoviqin: Duhet të jemi syhapur ndaj lidhjeve ruse me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për Greqi ku edhe po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Zyra për media e kryeministrisë ka njoftuar se sot Kurti i shoqëruar nga kryediplomatja Donika Gërvalla ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Në këta takim kanë diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

Kryeministri Kurti ka thënë se “duhet të vazhdohet të solidarizimi dhe mbështetja për luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë”.

(Kosova Sot Online)