“Liri a Vdekje”, Zelensky trazon Parlamentin grek me fjalimin e tij

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 12:16
“Liri a Vdekje”, Zelensky trazon Parlamentin grek me fjalimin e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar sot përmes një video-lidhje edhe Parlamentit të Greqisë.

Paraqitjen e tij presidenti ukrainas e ka nisur me fjalët “Liri a vdekje”, të cilën e kanë përdorur edhe grekët.

“Mirëmëngjesi populli grek.. liri a vdekje, revolucionarët tuaj e kanë shfrytëzuar këtë, e të cilën po e themi edhe ne sot”, ka thënë Zelensky.

Tutje Zelensky ka folur edhe për ruajtjen e komunitetit grek në Ukrainë.  Deputetët grekë e kanë pritur Zelenskyn me një duartrokitje të gjatë dhe jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)