“Me çelësa në dorë”, Fitore Pacolli ia përmend xhipat Besnik Tahirit

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 12:49
“Me çelësa në dorë”, Fitore Pacolli ia përmend xhipat Besnik Tahirit

Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli i ka reaguar deputetit të AAK-së Besnik Tahiri, i cili i tha partisë në pushtet se e kanë marrë Kosovën me çelësa në dorë duke u bërë thirrje që t’i kthehen punës.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Pacolli i thotë Tahirit se janë mësuar që t’i marrin xhipat dhe t’i shfrytëzojnë për qefet e tyre. Por si duket deputetja “harron” se edhe shefi i saj i përdorë xhipat e shtetit.

Postimi i plotë:

Tha e keni marr Kosovën me çelësa në dorë
Këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.
Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë.
E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi.

(Kosova Sot Online)