Deputeti i VV’së Burim Karameta ndërhyn në mbiemër, e bën më të thjeshtë

  • 07 April 2022 - 13:44
Deputeti i VV’së Burim Karameta ndërhyn në mbiemër, e bën më të thjeshtë

Deputeti nga Lista “Guxo”, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që është njohur si Burim Karameta, e ka modifikuar pak mbiemrin.

Gjatë seancës së sotme, kur kryeparlamentari Glauk Konkufca ia dha fjalën për pyetje parlamentare, e thirri Burim Meta, deputetin e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Image

Prezantimi i kandidatit për deputet, web-faqja zyrtare e Vetëvendosjës.

Edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, ku janë të listuar të gjithë deputetët, emri i deputetit në fjalë, tash është Burim Meta.

Image

Marrë nga profilet e deputetëve të publikuar nga web-faqja e Kuvendit

Në profilin e tij në Facebook, Meta ka vendosur mbiemrin e ri, mirëpo te emri i përdoruesit i ka mbetur i vjetri.Marrë nga profilet e deputetëve të publikuar nga web-faqja e Kuvendit

Deputeti Meta ishte bërë i njohur kur ai iu bashkua grupit të Vjosa Osmanit, që dolën prej Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Meta më pas hyri në listën “Guxo”, e krejt bashkë iu bashkuan listës zgjedhore të Lëvizjës Vetëvendosje, për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, 2021. 

(Kosova Sot Online)