Anesteziologët “bossët” e QKUK-së, pacientët presin për ta për të hyrë në operacione

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 15:37
Anesteziologët “bossët” e QKUK-së, pacientët presin për ta për të hyrë në operacione

Vetëm 54 anesteziologë janë në marrëdhënie pune në QKUK. Ata po konsiderohen të pamjaftueshëm për të kryer shërbimet që ofrohen çdo ditë në qendrën spitalore më të madhe në vend. Së fundmi QKUK-ja ka hapur konkurs për pranimin e katër mjekëve specialist anesteziolog dhe të mjekimit intensiv

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ndër vite është duke u ballafaquar me mungesë të anesteziologëve. Aktualisht në marrëdhënie pune janë vetëm 54 anesteziologë, teksa prej tyre dy pritet që brenda vitit të dalin në pension.

Të paktën kështu ka deklaruar Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacioni.

“Në QKUK për momentin në marrëdhënie pune janë 54 anesteziolog, 2 kolegë pritet të pensionohen këtë vit”, tha ai.

Lidhur me mungesën e anesteziologëve në QKUK por edhe në spitalet rajonale, ka folur edhe kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Ai e konsideroi shqetësuese faktin se shumë punëtorë shëndetësor po ikin jashtë vendit për nje vend pune më të mirë.

“Ne vazhdimisht kemi apeluar se do të ketë mungesë të mjekjeve. Nuk është vetëm në Kardiologji ose në diku tjetër por është në të gjitha njësitë. Kanë filluar mjekët me përvojë të ikin në spitalet private dhe jashtë vendit. Qeveria nuk po merret me këtë gjë. Mungesa e anesteziologëve është problem shumë i madh sepse mund të ndërpritet operacionet”, tha ai.

E QKUK-ja së fundmi ka hapur konkurs për pranimin e anesteziologëve të rinj.

Sipas konkursit që ka siguruar Express, QKUK ka hapur konkurs për pranimin e katër mjekësve specialistë të Anestezionit dhe të Mjekimit Intensiv.

Ata do të punojnë katër orë në javë dhe do të pranohen me kontratë të përhershme.

Media ka raportuar dje se  për shkak të mungesës së anesteziologut një pacientit i është shtyrë për sot operimi.

Ramadan Zekaj pritet që të hyjë sot në operacion, pasi dje në mungesë të anesteziologut atij nuk iu mundësua kryerja e operimit.

Mungesë të anesteziologëve raportohet të ketë edhe në spitale rajonale. 

(Kosova Sot Online)