Propozimi për tërheqjen e 30%-shit nga Trusti: Këtu mund ta kontrolloni bilancin tuaj

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 10:30
Propozimi për tërheqjen e 30%-shit nga Trusti: Këtu mund ta kontrolloni bilancin tuaj

Për të kontrolluar llogarinë tuaj të kursimeve pensionale, ekziston ueb-faqja e Trustit, ku aty mund të shihni se sa keni kursime dhe si janë kryer transaksionet.

Pas ngritjes së çmimeve në treg, shumë nga qytetarët e Kosovës po e shohin si të nevojshme një ndihmë nga qeveria.

Së fundmi është propozuar që qytetarët të mund ti tërheqin deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Ditë më parë nga ky institucion kanë treguar se tërheqja e kursimeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës.

Tërheqja e kursimeve nga Fondi i Pensionit është kompetencë e Kuvendit të Kosovës dhe se do të përkrahet secili vendim që sjell ky organ.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në parim i kanë thënë ‘PO’, idesë së deputetit Bekim Haxhiu, që përmes plotësim – ndryshimit të ligjit të Trustit, të lejohet tërheqja e 30 për qind e shumës së mjeteve në Trust.

Në Trust, ekziston edhe linku i ueb-faqes (https://online.trusti.org/#/) ku aty mund të shihni se sa keni kursime dhe si janë kryer transaksionet.

Nëse nuk jeni të regjistruar atëherë duhet të regjistroheni me numër personal, por nëse jeni të regjistruar atëherë aty mund ta shihni bilancin tuaj të kursimeve pensionale.

Ketu eni linkun ku mund ta bëni këtë kontrollim, ndërsa më poshtë e keni një shembull se si duket një pasqyrë e llogarisë së kursimeve tuaja pensionale.

https://online.trusti.org/#/

(Kosova Sot Online)