Katër raste të falsifikimit të parave brenda një dite

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 10:39
Katër raste të falsifikimit të parave brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të falsifikimit të parave në 24 orët e fundit.

Në Prishtinë një grua ka njoftuar për deponimin e një kartëmonedhe 100 euro që dyshohet se është e falsifikuar.

“Rr. Robert Doll, Prishtinë, 18.03.2022 – 08:32. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është  deponuar një kartëmonedhë pre 100 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër në Prishtinë, një grua ka njoftuar se ka hasur në një kartëmonedhe 100 euro që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë, 06.04.2022 – 08:32. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është hasur në një kartëmonedhë pre 100 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tutje në njoftim.

Edhe në Obiliq u raportua për deponimin e një kartëmonedhe prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 01.04.2022 – 08:32. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë pre 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.  Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Ndërkaq në Prizren u arrestua një person lidhur me një rast të falsifikimit të parave të ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

“Rr. Ahmet Prishtina, Prizren, 26.09.2021 – 14:25. Pas një pune hetimore me  07.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. 

(Kosova Sot Online)