Çka pritet të ndodh sot, këto janë ngjarjet e ditës

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 08:42
Çka pritet të ndodh sot, këto janë ngjarjet e ditës

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme:

10:00 – Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut, organizojnë turneun për nderë të Ditës së Kushtetutës së Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë)

10:00 – Federata e Ping-Pongut e Kosovës (FFPK) organizon Kampionatin Individual të Kosovës për U11, U15, U19. (SHMU “Tefik Çanga”, Ferizaj)

11:15 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, në 23-vjetorin e Betejës së Koshares. (Koshare, Gjakovë)

12:00 – Mbahet manifestimi “Ditët e Shqipes” me rastin e 23-vjetorit të Betejës së Koshares. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Kompleksi Përkujtimor në Koshare)

(Kosova Sot Online )