Vdes një person që ishte aksidentuar muajin e kaluar në Rahovec

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 10:32
Vdes një person që ishte aksidentuar muajin e kaluar në Rahovec

Ka vdekur një person që ishte duke u trajtuar pas një aksidenti më 27 mars të këtij viti, në fshatin Celinë të Rahovecit.

Me vendim të prokurorit trupi I viktimës u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

“Fsh. Celinë, Rahovec 27.03.2022 – 11:15. Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)