Imer Mushkolaj ironizon fortë: “Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari”

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 10:22
Imer Mushkolaj ironizon fortë: “Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dje ka shkaktuar një aksident trafiku, për të cilin kjo e fundit tha se shkaku aksidentit ishte “përplasja papritmas” e një fëmije në veturën e saj.

Një deklaratë e tillë e ministres ka ngjallur reagime të shumta, ku Hajdari është kritikuar nga qytetarë e politikanë të shumtë lidhur me deklaratat e saj.

Edhe analisti Imer Mushkolaj, ka ironizuar me deklaratën e ministres

“Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari!”, shkruan ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)