Shaip Kamberi reagon ashpër pas shkarkimit të Ardita Sinanit: Humbës janë ata bashkë me nderin, jo Ti

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 15:03
Shaip Kamberi reagon ashpër pas shkarkimit të Ardita Sinanit: Humbës janë ata bashkë me nderin, jo Ti

Shaip Kamberi ish deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshëves, e cila me 20 vota u shkarkua pak më parë.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se humbës janë ata që e shkarkuan, e jo Ardita Sinani.

Reagimi i plotë:

Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin.

Por besoj se mbetet pupulli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën.

(Kosova Sot Online)