Mërgimtari vjen nga Gjermania në Kosovë për ta punuar tokën

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 08:36
Mërgimtari vjen nga Gjermania në Kosovë për ta punuar tokën

Mërgimtari Bajram Mulliqi që jeton në Gjermani, pushimin po e kalon në vendlindje, në Abri të Epërme të Drenasit.

Por sivjet ai vendosi të vijë nga Gjermania e ta punojë tokën.

“Këto krizat globale që po bëhen, e sidomos lufta e Ukrainës më ka shti më së shumti se importi i drithërave është 40 për qind prej Ukraine. Kjo më ka nxit me ardh me punu e mos ta lë djerrinë. Kjo nuk don shumë punë”, shprehet ai për RTK-në.

Ai tregon se e ka punuar tërë tokën që e ka në vendlindje dhe pret që në vjeshtë të mbjellë grurë. nga ana tjetër u bën thirrje fshatarëve të tij që të mos lënë tokat pa punuar.

(Kosova Sot Online)