Kurti dhe Osmani të japin dorëheqje, nëse lejojnë kapjen e re të Prokurorisë nga të besuarit e Thaçit,Veselit dhe Grabovcit!

Kurti dhe Osmani të japin dorëheqje, nëse lejojnë kapjen e re të Prokurorisë nga të besuarit e Thaçit,Veselit dhe Grabovcit!
Kurti dhe Osmani të japin dorëheqje, nëse lejojnë kapjen e re të Prokurorisë nga të besuarit e Thaçit,Veselit dhe Grabovcit!

Naim Miftari

  • 12 April 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI: Naim Miftari

Nëse kjo lejohet të ndodh si akt i kryer, Kryeministri Kurti dhe kryetarja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të japin dorëheqje, pasi kuadrat e KPK-së dhe KGJK-së janë vetëm vazhdim i sundimit të Pronto-mafisë dhe mafisë së Komunistëve serbo- jugosllav, e që qëllimin e kanë t’i mbrojnë politikanët multi -miliarder të korrupsionit dhe hajnisë . Qeveria dhe presidentja duhet ta pastrojnë shtetin, policinë, AKI- në KPK-në dhe KGJK-në nga kuadrat made in SHIK, Adem Grabovci me shok dhe nga ish-kuadrat e Josip Broz Titos e Sllobodan Millosheviqit!

-Beteja kryesore e kësaj qeverie e dal nga vota masive e popullit, prej 51% , është pikërisht betejë për sundimin e ligjit dhe rendit, prandaj është shndërruar në një konflikt të hapur me kupolat e krimit të organizuar të instaluara në institucione nga politikanët e mëhershëm, e që shumica ishin të korruptuar sidomos në organet e drejtësisë si KPK dhe KGJK, gjë që është shumë e qartë ! KPK-ja dhe KGJK-ja , nuk është fare sekrete se janë krijesa të Hashim Thaçit,Veselit e Ilmi Reqicës të SHIK-ut në bashkëpunim me klanin e ish komunistëve në krye me Isa Mustafën dhe prokuror, gjyqtarë, e ish-zyrtar Jugosllav dhe Serb, të pushtetit të Millosheviqit pasi që pas lufte nuk mundeshe fare të bëhesh prokuror nëse nuk ke stazh pune disa vite në komunizmin Jugosllav dhe diktaturën e Sllobodan Millosheviqit. Pra menjëherë pas luftës drejtësia në Kosovë është nis me hile që mos me pas Kosova kurrë drejtësi të mirëfilltë demokratike. Prandaj si të gjitha institucionet tjera, edhe KPK dhe KGJK që funksionojnë tani, janë vetëm vazhdimi i mbajtjes të kontrollit mbi sistemin e drejtësisë nga klani i SHIK- ut të Hashim Thaçit me shoke dhe nga klani i Komunistëve që brenda natës u bënë demokrat të Isa Mustafes me shokë!

Prandaj edhe tentimi i zgjedhjes natën e nëpër skuta të prokurorëve, kukullave të tyre dhe gjyqtarëve nga KPK dhe KGJK është tentim me mbajt peng drejtësinë e Kosovës në dorën e krimit të organizuar edhe shumë kohë. Nëse këtë skenar arrin ta ruan dhe e vazhdon akoma me tutje Pronto Mafias, duke ua lejuar Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja Vjosa Osmani, atëherë këta të dy të fundit duhet dhënë menjëherë dorëheqje pasi premtimi kryesor i tyre parazgjedhor ka qene premtim për sundimin e ligjit, që domethënë se drejtësia dhe ligji duhet të vlejnë për të gjithë njësoj!

Tentimi i fundit i KPK për zgjedhjen pa kurrfarë kriteri kukullën e Prontos për Kryeprokuror të Shtetit, prokurorin Blerim Isufaj, u dëshmua se është një përpjekje që rrënjët dhe rekomandimet i ka të porositura nga burgu i Hagës dhe pjesërisht edhe në Ranqin e Fondit të vjedhur të 3% në Prapashticë . Dhe në fakt, nëse arrin të bëhet ai kandidat Kryeprokuror i Shtetit, gjithçka po shkon në vijën e skenarin e përgatitur që drejtësinë e Kosovës ta mbaj akoma të kapur nga nëntoka kriminale, sepse po shkon një Aleksandër Lumez, që është kuadër i pastër 100% i Adem Grabovcit me shokët e tij, e po tentohet dhe po na vijnë brenda natës shumë Aleksandër Lumeza të tjerë. Nëse kjo lejohet të ndodh si akt i kryer, Kryeministri Kurti dhe kryetarja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të japin dorëheqje, pasi kuadrat e KPK-së dhe KGJK-së janë vetëm vazhdim i sundimit të Pronto mafisë dhe mafisë së Komunistëve serbo- jugosllav që qëllimin e kanë t’i mbrojnë politikanët multi -miliarder të korrupsionit dhe hajnisë .Qeveria dhe presidentja duhet ta pastrojnë shtetin, policinë, AKI- në KPK-në dhe KGJK-në nga kuadrat made in SHIK, Adem Grabovci me shoke dhe nga ish kuadrat e Josip Broz Titos e Sllobodan Millosheviqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".