Ndërtimet pa leje në Pejë, për 15 muaj u ngritën 116 aktakuza

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 08:52
Ndërtimet pa leje në Pejë, për 15 muaj u ngritën 116 aktakuza

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se që nga janari e deri në mars ka ngritur 15 aktakuza për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, vjet për këtë vepër janë ngritur 91 aktakuza.

“Ndërkaq, gjatë vitit 2021, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ka ngritur gjithsej 91 (nëntëdhjetenjë) aktakuza, kundër 96 (nëntëdhjetegjashtë) personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Kurse, 3 (tri) aktakuza janë ngritur ndaj tre (3) personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 12 prill 2022 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se në periudhën kohore janar- mars të këtij viti, ka ngritur gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 15 (pesëmbëdhjetë) personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga neni 359, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, gjatë vitit 2021, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ka ngritur gjithsej 91 (nëntëdhjetenjë) aktakuza, kundër 96 (nëntëdhjetegjashtë) personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Kurse, 3  (tri)  aktakuza janë ngritur ndaj tre (3) personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shumica e këtyre rasteve gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat janë edhe objekt i hetimeve të këtij institucionit.

(Kosova Sot Online)