Publikohet fotoja e Ramush Haradinajt në koncertin për lirimin e Albin Kurtit

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 09:20
Publikohet fotoja e Ramush Haradinajt në koncertin për lirimin e Albin Kurtit

Sot e quan mashtrues dhe e kritikon pothuajse çdo ditë, por vite me parë Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e një koncerti të organizuar për lirimin e Albin Kurtit. Madje fotografinë e Kurtit, Haradinaj e ka të shtypur në maicën e tij.

Fotografia e rrallë, është publikuar nga qytetari Arientin Abdyli në rrjetin social Facebook.

Ai shkruan se atëkohë kishin shtypur qindra maica me foton e Albin Kurtit, të cilën e ka të veshur edhe kreu i AAK-së.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Njê moto për foto (circ.2000/01) #RamushHaradinaj në koncertin e organizuar nga ekipa e 1 e Urbanit (open air tek Santeja / Queens) në pèrkrahje të “kuazês” pêr lirimin e Albin Kurti. Me kêtë rast patêm shtypur disa qindra (majica dhe duksa) me foton e Binit, mu si në foto #Haradinaj e ka tê veshur.

(Kosova Sot Online)