Klani kriminal i Pronto-mafisë po kërkojnë me urgjencë që ti miratojë ligjet shkel e shko!

Klani kriminal i Pronto-mafisë po kërkojnë me urgjencë që ti miratojë ligjet shkel e shko!

Gani Qarri

  • 12 April 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI: Gani Qarri

Ligjet e tilla kaq të rëndësishme, për pagat dhe Sigurimet shëndetësore, nuk mundë të bëhet ad-hoc dhe nën presion e kërcënime, por ato duan kohë për përgatitjen e tyre, analizë të mirëfilltë, ekspertizë profesionale dhe krahasim të modeleve me shtetet përreth, duke u bazuar gjithmonë në potencialin zhvillimor të vendit dhe jo në premtime e parashikime të kurdisura apriori, për imponime të pagave momentale astronomike dhe përfitime afatshkurta politike, të cilat nuk mund dhe nuk ka kapacitet ti bartë dhe mbulojë vendi.

Mjerisht ligjet dy ligjet më të rëndësishme si Ligji i Pagave dhe ai i Sigurimeve Shëndetësore, me të cilat manipuluan qeveritë e kaluara për faqen e tyre të zezë, njëherë duke i miratuar e pastaj duke i shfuqizuar dhe anuluar tërësisht, sindikalistët e nxitur e të orkestruar nga strukturat e SHIK-ut, ilegal, si dhe Klanit kriminal të Pronto-mafisë, po kërkojnë me urgjencë që ti miratojë shkel e shko edhe udhëheqja aktuale politike, duke i keqpërdorur si mjet për ta kushtëzuar dhe shantazhuar Qeverinë Kurti! Madje, në protestën paralajmëruese të së premtes, sindikalistët e instrumentalizuar kanë kërkuar me urgjencë ti imponohen Qeverisë Kurti, Ligji i Pagave dhe ai i Sigurimeve Shëndetësore, të cilat fillimisht qeveritë e kaluara i patën miratuar, si bashkëqeverisja PDK e LDK, e pastaj edhe në Qeverinë e PAN-it, e që jo vetëm se nuk u zbatuan asnjëherë, por më pas të njëjtat u shfuqizuan dhe anuluan tërësisht. Dhe për habi, përkundër të gjithave, sindikatat e dirigjuara nga politika e inkriminuar, nuk reaguan kurrë, megjithëse Ligji për pagat madje ishte trumbetuar si emblema e Qeverisë së kryeministrit Haradinaj, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Qëndrimet e tilla diametralisht të kundërta të sindikalistëve të inkriminuar, dëshmojnë më së miri se kërcënimet që po i bëhen Qeverisë Kurti për zgjidhje urgjente dhe ultimative të kërkesave sindikaliste, janë të instrumentalizuara dhe skajshmërisht të dirigjuara nga ish pushtetarët dhe strukturat kriminale të SHIK-ut, duke paralajmëruar edhe greva për javën e fundit të muajit prill. Kjo për vet faktin se siç e dinë mjaft mirë edhe vet sindikalistët e kapur e të inkriminuar, një ligj i mirëfillt do kohë për tu përgatitur si duhet, në mënyrë që të gjejë zbatim të qëndrueshëm dhe të jap efekte pozitive, pa pasur nevojë për ndërhyrje pas çdo ndryshimi politik në qeverisje të vendit.Kështu që ligjet e tilla kaq të rëndësishme nuk mundë të bëhet ad-hoc dhe nën presion e kërcënime, por ato duan kohë për përgatitjen e tyre, analizë të mirëfilltë, ekspertizë profesionale dhe krahasim të modeleve me shtetet përreth, duke u bazuar gjithmonë në potencialin zhvillimor të vendit dhe jo në premtime e parashikime të kurdisura apriori, për imponime të pagave momentale astronomike dhe përfitime afatshkurta politike, të cilat nuk mund dhe nuk ka kapacitet ti bartë dhe mbulojë vendi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".