Gashi prokurorisë pasi e publikuan ekspertizën për Deharin: Mos manipuloni, përgjigjuni në këto pyetje

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 14:13
Gashi prokurorisë pasi e publikuan ekspertizën për Deharin: Mos manipuloni, përgjigjuni në këto pyetje

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale publikoi sot gjetjet nga raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Sipas Gashit, Specialja ka publikuar “një komunikatë për media me komente të veta”.

Tutje, ai ka thënë “Prokuroria Speciale duhet të tregojë të vërtetën – pa manipulime”.

“Qellimisht apo rastesisht ben hapa te gabueshme ne rasin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit, ajo ka publikuar nje komunikate per media me komente te veta para se te ju dergoj kopje te ekspertizes shtese te Institutit Zviceran fillimisht familjes se Astrit Deharit si dhe mua si perfaqesues ligjore i familjes Dehari”.

Prokuroria per te mos e manipuluar opinionin do te duhet fillimisht te tregoj se a kane marre gjurme te ADN- se nga te burgosurit qe kane qene ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016, a kane marre gjurme te ADN- se i gjithe stafi i Qendres se Paraburgimit ne Prizren, a kan mare gjurme te ADN-se nga ana e gardianeve dhe policeve te cilet Astrit Deharin e kane nxjerre te gjalle – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimig ne Prizen dhe te vdekur – pa shenja jete e kane derguar ne spitalin rajonal te Prizrenit”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka njoftuar se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Dehari.

Sipas Prokurorisë, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

Analizat e AND-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.

Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit.

“Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, raporti është pranuar në gjuhën frënge, ndërsa më 8 prill e kanë pranuar të përkthyer.

“Prokuroria Speciale njofton se raporti i ekspertizës është pranuar në gjuhë frënge dhe më pas është dërguar për përkthim në gjuhë shqipe. Ndërkaq, më datë 08.04.2022, rreth orës 15:30, kemi pranuar raportin e përkthyer në gjuhë shqipe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)